Media greke/Finalizohet Marrëveshja e Detit, blloku 1 dhe 2 në Jon i takojnë Greqisë (Harta)

Postuar në 09 Shkurt, 2018 19:52

Arrihet marrëveshja përfundimtare mes qeverisë shqiptare dhe asaj greke për ri-demarkacionin e ZEE (Zonave Eksluzive Ekonomike), sipas informacionit të bërë publik në gazetën greke online "energypress.gr". Ky zhvillim sipas gazetës është drejtpërdrejt i lidhur me interesin për kërkimin e hidrokarbureve në bllokun detar 1 dhe 2 në detin Jon. 

Pala greke ka pranuar se përcaktimi i Zonave Ekskluzive Ekonomike me marrëveshjen e kaluar ka qenë nga ana metodologjike pjesërisht i gabuar, një pikëpamje e mbështetur nga Shqipëria deri tani. Pranohet se gjiret e brendshme duhet të konsideroheshin si "të mbyllura" për të aplikuar dispozitën përkatëse të Konventës së Detit.

Në të njëjtën kohë pala shqiptare ka hequr dorë nga pretendimet apo ankesat në lidhje me shelfin kontinental të ishujve Othonoi dhe Erikoussa, i cili është i një rëndësie të veçantë në lidhje me kontestin greko-turk mbi Kastelorizon.

Kujtojmë se blloqet 1 dhe 2 në detin Jon u tenderuan nga qeveria greke në korrik 2015. Për bllokun 2 në Veri të detit Jon u nënshkrua vitin e kaluar kontrata me konsorciumin - TOTAL- HEP - EDISON.

Gazeta thotë se historia e ndarjes së Zonave Ekslkluzive Ekonomike me Shqipërinë ka kaluar në shumë debate, por pas marrëveshjes së arritur mes dy qeverive, e cila do të shpallet zyrtarisht së shpejti kjo çështje konsiderohet e mbyllur njëherë e përgjithmonë.

Historia e marrëveshjes së vitit 2009

Në prill 2009, kryeministri grek Kostas Karamanlis dhe ministrja e jashtme Dora Bakojanis, nënshkruan në Shqipëri marrëveshjen mbi ZEE dhe kufijtë detarë. Karamanlis, pas nënshkrimit të marrëveshjes foli në Parlamentin shqiptar. Siç u tha nga krerët e dy shteteve marrëveshja u bazua, në dispozitat e Konventës së OKB mbi të Drejtën e Detit dhe parimin e të ashtuquajturës "vijë e mesit".

Marrëveshja e vitit 2009 krijonte një precedent të keq për Turqinë, sepse kjo marrëveshje i jepte të drejta të plota Athinës në ishujt grekë pasi ndarja ishte i bazuar në parimin e  "vijës së mesit". Kështu sipas gazetës Akaraja i kërkoi Shqipërisë që të anullonte marrëveshjen. Pas zgjedhjeve, opozita socialiste dërgoi marrëveshjen në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë, e cila e anuloi atë duke pretenduar se ishte e pabalancuar.

Në maj të 2015 ishte në proces tenderimi  eksplorimi dhe shfrytëzimi i hidrokarbureve në detin Jon. Shqipëria me një notë një verbale drejtuar Ministrinë së Punëve të Jashtme kërkoi që të mos kryheshin kërkime me pretendimin se blloku 1 ishte  pjesë e shelfit shqiptar.

https://energypress.gr/news/kleidose-i-symfonia-me-tin-alvania-gia-ton-k...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.