Shkëlzen Berisha: Nuk kanë prova për mua

Postuar në 06 Shkurt, 2018 18:45

Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Berisha ka reaguar për thirrjen e tij në Prokurori për cëcshtjen e privatizimit të OSSH. Në një intervistë për Tv Klan ai e ka quajtur një shashkë politike rihapjen e çështjes për privatizimin e OSSH (Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes)

“Kjo është një shashkë politike, e cila ka filluar si e tillë në momentin kur Partia Demokratike depozitoi në parlament një kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor, për pazaret e Edi Ramës dhe largimin e CEZ nga Shqipëria, të cilëve i kushtoi shqiptarëve plot 650 milion euro. Por me ngritjen e kërkesës nga Edi Rama të këtij grupi hetimor për të sjellë prova konkrete ka rezultuar e dështuar me turp.Kallëzimin në fjalë nuk e ka bërë asnjë prokuror, asnjë gjykatës, as policia ,as Kontrolli i Lartë i Shtetit, Shkëlzen Berishën e ka kallëzuar vetëm Edi Rama dhe  Grupi parlamentar i Partisë Socialistë. Kallëzim dhe kallëzuës më politik nuk mund të gjesh”- deklaroi  Shkëlzen Berisha.

Për hetimet mbi CEZ, Prokuroria mësohet se dotë marrë në pyetje edhe ish-ministrin e Energjetikës, Genc Ruli.

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.