Zv/ministri grek: Turp për Shqipërinë, ka lënë pa varre dëshmorët e luftës

Postuar në 29 Tetor, 2017 10:25

Çështja e varrezave të ushtarëve të luftës italo-greke mbetet një nga ngërçet në marrëdhëniet shqiptaro-greke.

I pyetur pas përfundimit të paradës, ku ai përfaqësoi qeverinë në festimet për 77 vjetorin e 28 tetorit 1940,  zv/ministri grek i Rendit, Nikos Toskas tha se kjo ishte një çështje serioze dhe vuri në dukje se:

"Është një turp të ketë të vdekur pa varre në fushat e betejës. Të gjitha vendet i respektojnë të vdekurit që kanë rënë në territorin e tyre. Edhe Greqia ka të vdekur të kombësive të tjera që kanë rënë në tokën tonë dhe ne i nderojmë ata. Shpresoj që edhe Shqipëria ta bëjë këtë. Të gjithë ata na tregojnë drejtimin e betejave tona sot, tregojnë se demokracia dhe liria kërkojnë një luftë të përhershme dhe jo një luftë për një çast. Duhet të kujtojmë dhe të mësojmë nga historia jonë si të ruajmë traditat që do na ndihmojnë  për hapat e ardhshëm"-tha Toskas.
Varrezat e ushtarëve grekë është një kërkesë e hershme e Athinës, por çështja ka avancuar shumë pak, për shkak të ulje-ngritjeve në marrdhëniet mes dy vendeve.

http://www.zougla.gr/politiki/article/kalesma-toska-stin-alvania-na-seva...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.