Korea e Veriut provokon sërish, raketë mbi Japoninë

Postuar në 29 Gusht, 2017 10:21

Korea e Veriut ka lëshuar sot një raketë e cila ka kaluar mbi Japoni. Kryeministri japonez, Shinzo Abe e ka cilësuar aktin si kërcënim të paprecedent ndaj vendit. Raketa u lëshua në orët e para të mëngjesi të së martës me orën lokale të Koresë dhe fluturoi mbi ishullin Hokaido përpara se të binte në det. Kjo është hera e tretë që raketat koreane kalojnë mbi Japoni. Një herë në vitin 1998 dhe më pas në vitin 2009, për të cilat Pheniani deklaroi se ishin pajisje të lëshimit të satelitëve dhe jo raketa. 

http://www.bbc.com/news/world-asia-41078187

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.