Trump: Vendim i mençur i Kim Jong Un

Nga kërcënimet për zjarr dhe furi të paprecedentë, presidenti amerikan Donald Trump ka kaluar në mesazhe vlerësuese për mençurinë e Kim Jong Un dhe Koresë së Veriut. Përmes një mesazhi në profilin e vet në twitter, Trump shkruan se “Kim Jong Un dhe Korea e Veriut morën një vendim shumë të mençur dhe të mirëarsyetuar për të mossulmuar ishullin e Guam”. “E kundërta do të kishte qenë kaatastrofike dhe e papranueshme”, shkruan Trump.
Qetësimi relativ i tensionit erdhi pasi sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson dhe ai i Mbrojtjes, Mattis deklaruan se nuk duhet kaluar drejt shkatërrimit dhe luftës.
Add new comment