Hapet arkiva e Komisionit të OKB-së për krimet e LIIB. Në indekse edhe shqiptarë dhe një padi e jugosllavëve

Postuar në 20 Prill, 2017 00:34

"Wiener Library" publikon së fundmi katalogun e Krimeve të Luftës së hetuar nga Komisioni i Kombeve të Bashkuara, i ngritur në një takim mbajtur në Ministrinë e Jashtme britanike më 20 tetor 1943, pra përpara se vetë OKB-ja të legalizohej si strukturë kryesore e rendit ndërkombëtar. Komisioni u krijua me përfaqësim të disa qeverive, konkretisht 17: Australia, Belgjika, Kanadaja, Çekosllovakia, Danimarka, Franca, Greqia, India, Luksemburgu, Hollanda, Zelanda e Re, India, Norvegjia, Polonia, SHBA, Britania e Madhe dhe Jugosllavia.

Katalogu dhe të dhënat me dëshmitë, indeksin e gjyqeve, dosjeve të depozituara, kriminelëve të luftës dhe ankesave nga qeveritë, ka qenë deri më tani i paakesesueshëm. Sipas “Wiener Library” në këtë material identifikohen 37 mijë individë që janë pjesë e procesit ku përfshihen Regjistri Qendror i Kriminelëve të Luftës dhe të Dyshuarve të Sigurisë. Në total bëhet fjalë për 45-50 bobina mikrofilmash, ndërkohë që regjistrimet e gjyqeve të zhvilluara si dhe materialet që vijnë për këtë temë nga Lindja e Largët përfshijnë edhe mbi 100 bobina të tjera. Në katalogun në fjalë rezultojnë edhe shqiptarët në indeksin e kriminelëve të luftës, por edhe si pjesë e ankesave apo akuzave që qeveria jugosllave e kohës ngriti kundër bashkëkombasve tanë. Materialet janë të numerizuara dhe nuk shikohen emra konkretë, por në çdo rast hapja e materialeve përbën një kontribut për hulumtime historike. Për dosjet konkrete WL thekson se duhet një vizitë në arkivë.

https://www.wienerlibrary.co.uk/News?item=56; 

http://wiener.soutron.net/Portal/Default/en-GB/RecordView/Index/92681

Gazeta britanike “The Guardian” raportonte gjerësisht mbi hapjen e këtyre dosjeve duke theksuar se ato u mbyllën në fund të viteve ’40, për shkak se Gjermania Perëndimore u kthye në një aleat jetik për Perëndimin. Gazeta shton se kërkimi online do të bëhet së shpejti i mundur dhe do të ishte me interes të shiheshin shqiptarët e akuzuar për shkak të debatit që vazhdon sot e kësaj dite në vendin tonë. Deri më sot ky arkiv është shfrytëzuar vetëm me autorizim dhe pa të drejtë kopjeje. Sekreti ka patur rëndësi thelbësore, pasi siç citohet në gazetën, autoriteteve gjermane iu është mohuar aksesi në të.

https://www.theguardian.com/law/2017/apr/18/opening-un-holocaust-files-a...

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.