Eri me zhulin, Edi me llumin dhe simetria e mungesës së argumentit
Qeveria e ka përgjigjen për çdo situatë që nuk i shkon përshtat dhe që më mungesë të argumentave e vendos veten në front lufte me të keqen që sipas saj identifikohet ndonjëherë me zhulin dhe ndonjëherë me llumin. Është e njëjta filozofi që në mënyrë simetrike vepron nga bashkia në selinë e kryeministrisë.
Kryeministri Edi Rama ka komentuar reformën në drejtësi, gjatë një takimi me fermerë të Kuçovës, në qarkun e Beratit. Kreu i qeverisë është shprehur se reforma në drejtësi po pengohet nga llumi që ndodhet aty, por u shpreh reforma do fitojë mbi të. “Ne e kemi marrë ekskavatorin, por është kanal i madh dhe ka shumë llum, që nuk pastrohet ndonjëherë. Por ekskavatori e ka filluar punën, ju e shikoni që dalin llumra e bllokojnë e zvarrisin, por të jeni të sigurt që siç nuk ka shans që mes llumit e ekskavatorit të fitojë llumi e mes llumit në drejtësi e reformës, të fitojë llumi”, u shpreh Rama. Deklarata e Kryeministrit vjen pas pezullimit të ligjit të Vettingut nga Gjykata Kushtetuese. Vettingu është ligji më i rëndësishëm i reformës në drejtësi, i cili pastron sistemin nga të korruptuarit.
Add new comment