Bashkia kallëzon në Prokurori Alban Xhillarin për ndërtimin te kalaja e Tiranës
Bashkia e Tiranës njoftoi se ka bërë padi penale ndaj administratorit të shoqërisë ‘IDA SH.P.K’ Alban Xhillari për veprën penale ‘Ndërtim i paligjshëm parashikuar në nenin 199/a të kodit penal’, për objektin në lulishten e trashëgimtarëve t ë ish-familjes mbretërore. “Bazuar në këqyrjen e bërë nga inspektorët e IMT Bashkia Tiranë u konstatua se, shtetasi Alban Xhillari po kryen ndërtim të paligjshëm pa pasur asnjë lloj dokumentacioni tekniko-ligjor në një zonë arkeoligjike "A", ku në bazë të ligjit 9048 për trashëgiminë kulturore në zonat arkeologjike “A” është e ndaluar çdo lloj ndërhyrjeje me karakter ndërtimor”-thuhet në njoftim.
Bashkia thotë se për fillimin e punimeve nuk ishte marrë asnjë miratim nga organet e qeverisjes vendore. “Nga konstatimi i bërë u nxorr vendim pezullimi dhe gjobë nga ana e inspektorëve të IMT Bashkia Tiranë. Duke pasur parasysh se po kryeheshin punime të paligjshme, pa marrë miratimin për fillimin e punimeve dhe pa dorëzuar asnjë dokumentacion tekniko-ligjor pranë IMT-se bazuar dhe në nenet 281 dhe 199/a të kodit penal, u mor vendimi i prishjes së objektit dhe kallëzimi penal për shtetasin Alban Xhillari siç parashikon neni 199/a i kodit penal”-përfundon njoftimi i bashkisë.
l.m
Add new comment