FMN kërkon ulje të borxhit publik
Një raport i FMN-së i kërkon qeverisë shqiptare të ulë me 6 për qind borxhin publik, të rrisë me 5 për qind arkëtimet në OSHEE dhe të përmirësojë skemën e mbledhjes së kredive të këqija. Programi i Reformave Ekonomike për vitin 2016-2018 i hartuar nga ekspertët, thekson se konsolidimi fiskal dhe ulja e nivelit të borxhit publik është kërkesa e parë e formuluar për qeverinë shqiptare nga grupi ndërinstitucional i ekspertëve dhe FMN për dy vitet e ardhshme.
Sipas ora Neës raporti mbi reformat ekonomike për dy vitet në vijim sugjeron pikë së pari arritjen e konsolidimit fiskal dhe uljen e borxhit publik deri në 66 % të PBB-së në vitin 2017 dhe nën 64% në vitin 2018 nga 72.6% që është aktualisht.
Kreditë me probleme gjithashtu vlerësohen si një ngërç në ekonominë shqiptare.Duke marrë shkas nga kjo, kërkohet marrja e masave të mëtejshme për të adresuar çështjen e kredive me probleme, duke përfshirë të gjithë aktorët kryesorë, me qëllim arritjen e një reduktimi të qëndrueshëm të nivelit të tyre. “Në këtë kontekst, adresimi i pengesave të lidhura me zbatimin e vendimeve gjyqësore dhe ekzekutimin e kolateralit, do të ishte i dobishëm”, thuhet në raport.
Në bazë të analizës së bërë me FMN dhe ekspertë të Harvardit, lidhur me pritshmërinë e të ardhurave për vitin 2015, evidentohet se arsyet kryesore të kësaj nënperformance janë çështjet e parashikimit jo realist.
Add new comment