Emigrantët, Orban mbyll kufirin hungarezo-kroat për një periudhë të pacaktuar

Postuar në 25 Shtator, 2015 17:35

Agjensia e lajmeve AFP raporton se kryeministri hungarez, Viktor Orban ka njoftuar sot se do të mbyllte për një afat të pacaktuar kohor kufirin me Kroacinë dhe Hungarinë, pikë tranzit kalimi e emigrantëve që udhëtojnë çdo ditë në këtë udhëkalim drejt perëndimit të Evropës. “Fluksi i migrantëve nuk ka për t’u ulur, ne kërkojmë të pengojmë kalimin e refugjatëve”, deklaroi ai gjatë një konference shtypi në Vjenë. Orban, i cili dha këtë deklaratë pas takimit me kancelarin austriak, Werner Faymann, vuri theksin se synonte të merrte mbështetjen e shumicës së partnerëve ndërkombëtarë para se të vinte në zbatim këtë masë paraprake. Hungaria, e cila ka ndërtuar një pengesë me gjemba 175 kilometra përgjatë kufirit me Serbinë, e ka penguar në mënyrë hermetike këtë udhëkalim që prej 15 shtatorit. “Vendosja e një mase mbrojtëse në kufirin me Serbinë përmbush objektivat tona. Është detyra jonë të shqetësohemi mjaftueshëm për kufirin me Kroacinë”, theksoi ai.

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.