Japonia përkujton 70 vjetorin e Luftës së Dytë Botërore, kapitullimin pa kushte
Japonia përkujton sot kapitullimin pa kushte të vendit nënshkruar më 15 gusht 1945. Në këtë përkujtimore nderohen rreth 2.5 milionë të rënë, por ka ngjallur polemika pas regjistrimit në fshehtësi në vitin 1978 të 14 japonezëve të dënuar si kriminelë lufte nga Forcat Aleate pas kapitullimit më 15 gusht 1945. Ceremonia përkujtimore e 70 vjetorit u bë me pjesëmarrjen e tri ministrave japonezë dhe personaliteteve politike në tempullin e Yasukinit. Haruko Arimura, ministrja për çështjet e grave, homologu i saj Sanae Takaichi, i Punëve të Brendshme dhe Komunikimit dhe Eriko Yamatani i ngarkuar mes së tjerash për Çështjet e oqeaneve dhe fatkeqësive vizituan sot tempullin që ndodhet në qendër të Tokios. Vizita e Shinzo Abes nuk i ishte planifikuar në këtë vend të kultit Shinto, e cilësuar nga Kina dhe Korea e Jugut si një simbol i së kaluarës koloniale të arkipelagut, por ka kontribuar në organizimin e një shërbese rituale, raportoi media japoneze. Vizita e tij në fund të vitit 2013 shkaktoi zemëratën e Pekinit dhe Seulit dhe notat qortuese të Washingtonit.
Add new comment