Gazetari i “New York Times: Raporti i policisë amerikane për vdekjen e Kosta Trebickës ishte një tallje, ka shumë mundësi të jetë vrarë

Postuar në 29 Korrik, 2015 05:41

Guy Lawson, gazetari investigativ i “New York Times” flet për gazetën “Panorama”, duke u dhënë përgjigjie disa pikëpyetjeve që gjenden në librin e tij ’Armët dhe Çunat’.
Njëra prej tyre është edhe vdekja e Kosta Trebickës, e cila edhe sot mbetet ende një mister. Ishte aksident apo jo…apo kush ishte i interesuar për heshtjen e tij?
Sipas Gazetarit, Trebicka ka shumë mundësi të jetë vrarë.
“Kosta Trebicka ishte një kërcënim për shumë njerëz. Në Shqipëri ai ishte në gjendje të lidhte zyrtarët dhe politikanët e korruptuar që qëndronin pas marrëveshjes me AEY, me shpërthimin në Gërdec.
Specifikisht ministrin e Mbrojtjes, Mediu dhe Ylli Pinarin e MEICO­s. Por shumë më e rëndë­ sishme, ai ishte në gjendje të identifikonte djalin e kryeministrit Berisha, Shkëlzenin dhe Mihail Delijorgjin si pjesëmarrës në një takim me Efraim Diveroli­n dhe Alex Podrizki­n në Tiranë, në qershor 2008. Kosta Trebicka pohoi se hetuesit amerikanë po e pengonin drejtësinë. Për të gjitha këto arsye vdekja e Kosta Trebickës ishte e dyshimtë. Veçantërisht kur konsideroni rrethanat e këtij aksidenti misterioz, kur automjeti i tij disi spontanisht u rrotullua në një zonë të sheshtë dhe e hodhi 50 metra larg. A është kryer ndonjëherë autopsi? Raporti i policisë amerikane për vdekjen e tij ishte një tallje, ai mbështete kryesisht në raportin zyrtar të qeverisë shqiptare dhe kush mund ta besojë atë version të ngjarjeve?
l.m

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.