Greqi, Reuters: Të pavendosurit përcaktojnë qeverinë

Postuar në 06 Maj, 2012 05:03

Numri i të pavendosurve e bën të pamundur çdo parashikim mbi rezultatin e zgjedhjeve të sotme në Greqi, shkruan agjencia e lajmeve Reuters. 

Agjencia e lajmeve kujton se partia e favorizuar në zgjedhjet aktuale greke është ND, edhe pse edhe kjo nuk do të arrijë më shumë se 25%, pavarësisht nga kërcënimi i kryetarit Antonis Samaras për të kërkuar rivotime nëse nuk merr një shumicë të qartë. 

Sipas Reuters, për shkak të politikave të diktuara nga BE dhe FMN, PASOK rrezikon humbjen e më shumë se gjysmës së 44% të zgjedhësve të vitit 2009. 

Agjencia vëren se situata që mbizotëron në Greqi së fundmi, zemërimi i votuesve kundër dy partive të mëdha, do të sjellë në Parlament 8 parti të tjera më të vogla, mes të cilëve, ndoshta edhe ekstremistët e djathtë me prirje naziste. 

Reuters raporton se fushata në Greqi u përqëndrua në liderët e partive. Lidhur me Antonis Samaras agjencia thekson faktin se "për rrugën e tij drejt kryeministrisë, ai kërkon mbështetjen e votuesve të tij, në vend që të pretendojë nga votuesit e pavendosur." 

Anketat e fundit tregojnë se PASOK vjen e dyta me 14-19%, ndërkohë që katër parti të tjera luftojnë për rreth 10% secila.

 

Anila Jole

Ballkanweb.com

 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.