Fierza në nivele rekord, prurjet rrezikojnë shtëpitë

Dhjetra hektarë tokë bujqësore janë zaptuar ditëve të fundit nga ujërat e liqenit të Fierzës në disa komuna të Kukësit, Hasit dhe Tropojës. Kjo ka ardhur pas ndalimit të prodhimit të energjisë në hidrocentral gjë që ka bërë që baseni ujëmbledhës të tejmbushet dhe të gllabërojë dhjetra hektarë tokë bujqësore që tashmë duhej të ishte mbjellë. Erozioni ka mbërritur deri pranë shtëpive duke rrezikuar edhe jetën e banorëve të fshatit Përbreg në Kukës.
"Ne nga liqeni kemi pasur shumë probleme. Na ka zënë gjithë tokat, kemi mbetur në mëshirë të Zotit. S'kemi pasur ç'të bëjmë. Gjysma e fshatit dalin nëpër mal, s'kanë rrugë nga të kalojnë. Janë mbyllur të gjitha rrugët",-tha një banor.
Në të njëjtën situatë ndodhen edhe shumë fshatra të cilët si të vetmen mundësi jetese kanë bujqësinë, por që me sa duket për këtë vit nuk do të kenë mundësi të marrin prodhime prej saj. Niveli në rritje i ujërave të liqenit të Fierzës ka ardhur edhe për shkak të prurjeve të mëdha në basen nga shkrirja e dëborës.
Albanian Screen
Add new comment