Moskë, mijëra persona në protestë kundër Putin

Postuar në 13 Maj, 2012 13:53

Mijëra persona kanë marrë pjesë sot në një proteste të paparalajmëruar në Moskë, në shenjë proteste kundër presidentit, Vladimir Putin. 

Opozita ruse bëri të ditur se kjo protestë, në formë marshimi, paraqet solidaritet për viktimat e dhunës policore, përfshirë edhe personat e arrestuar, në demonstratën kundër ceremonisë së betimit të Putini, më 7 maj. 

Shumë demonstrues mbanin shirita të bardhë në mbështetje të lëvizjes për demokraci. 

Pak ditë më parë, Putin bëri betimin si president i Rusisë, duke ardhur në këtë detyrë për herë të tretë, por ndryshe nga vitet e kaluara ai po përballet me një serë protestash dhe lëvizje për më shumë demokraci. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.