Greqi, sot përpjekja e fundit. Kuvelis: Jo në qeveri pa SYRIZA-n!

"Ëndërr e pakapshme" duket ngritja e një qeverie globale në Greqi, ku presidenti i vendit do të zhvillojë sot një raund të ri konsultimesh me liderët politikë.
Tek presidenti Papulias janë ftuar të shkojnë në mbrëmje, në ora 19:30, udhëheqësit politikë grekë, kreu i ND, Samaras, kreu i SYRIZA, Cipras, ai i PASOK, Venizelos dhe kreu i DIMAR, Kuvelis.
Aleksis Cipras ka refuzuar ftesën për konsultimet e reja, duke u përpjekur të bëjë shantazh me pjesëmarrjen e SYRIZA-s. Ai tha se nuk do të marrë pjesë për shkak se nuk mund të mbështesë asnjë koalicion që pranon masat e kursimit.
Nga ana tjetër, Fotis Kouvelis deklaroi se nuk do të bashkohet me një qeveri koalicioni pa të majtën radikale. Ai theksoi se koalicioni qeveritar duhet të përbëhet nga të gjitha ato forca politike, që argumentojnë se vendi duhet të mbetet në eurozonë dhe euro, dmth edhe nga SYRIZA, ndërsa për të lëvizur në këtë proces, sipas tij, vendi duhet të çlirohet nga kushtet e Memorandumit.
Edhe kreu i Grekëve të Pavarur, Panos Kamenos këmbënguli për t'iu dhënë fund masave të Treshes dhe formuloi 7 propozime për pjesëmarrjen e partisë së tij në qeveri.
Udhëheqësi i Agimit të Artë dhe ajo e Partisë Komuniste kërkuan gjithashtu shfuqizimin e Memorandumit.
Dita e mirë duket që në mëngjes, dhe e djeshmja u duk që nga takimi i Papulias me treshen Samaras-Cipras-Venizelos. Ky takim zgjati pak më shumë se gjysmë ore dhe në fund nuk u bënë deklarata për atë që ishte biseduar. Samaras iu tha gazetarëve se konsultimi është në vazhdim. Ai bëri të ditur se SYRIZA nuk do të pranojë as pjesëmarrje dhe as “votë tolerance” për një qeveri të re që merr përsipër të rinegociojë memorandumin.
Përfundimi është se vendi gjendet i varur në një fije të hollë, ndërkohë që ministrat eFinancave të BE, takohen sonte në Bruksel për të diskutuar krizën greke.
Ballkanweb.com
Add new comment