Kriza ekonomike në Evropë e ushqimi në Afrikë, temat kryesore të takimit të G8

Postuar në 17 Maj, 2012 05:51

Kriza evropiane e borxheve dhe efektet e saj të mundshme në ekonominë botërore, do të jenë në qendër të takimit të udhëheqësve të G8-tës në takimin që do të zhvillohet në pikën presidenciale të  pushimit Camp David, në afërsi të Uashingtonit.Presidenti i ri francez Francois Hollande do të marrë pjesë në takim si dhe do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë. 

I vetmi udhëheqës që do të mungojë në takim do të jetë presidenti rus Vladimir Putin, por në vend të tij për të përfaqësuar Rusinë do të jetë kryeministri dhe ish-presidenti Dmitry Medvedev.

Një tjetër temë e takimit do të jetë sigurimi i ushqimit në Afrikë. Presidenti Obama pritet të prezantojë një plan për të përmirësuar zhvillimin e bujqësisë në kontinentin e Afrikës. Ai ka ftuar udhëheqësit nga Benini, Etiopia, Gana dhe Tanzania për të marrë pjesë në takim.Administrata e presidentit Obama mori një angazhim tre-vjeçar prej 3.5 miliardë dollarësh në vitin 2009 për planin afatë-gjatë të sigurisë globale ushqimore dhe zhvillimin e bujqësisë. 

Pas takimit në Camp David,  një pjesë e udhëheqësve të G8-ës do të shkojnë në Çikago për të marrë pjesë në takimin e NATO-s

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.