SHBA, nis sot punën samiti i G8-ës

Kriza në vendet e Eurozonës pritet të dominojë samitin dy ditor të G8-ës që nis sot punimet në Kemp Dejvid, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Presidenti Obama, mikpritësi i këtij samiti të rëndësishëm i ka nxitur krerët europianë që të bëjnë më shumë për të stimuluar rritjen ekonomike, e cila rrezikon të infektojë ekonominë amerikane e për pasojë edhe një rizgjedhje të Obamës si president i Shteteve të Bashkuara në muajin nëntor.
Samiti i G8-ës mbahet në një moment kur Greqia është e zhytur në një krizë të vërtetë financiare, ndërsa agjencitë raportojnë se grekët po tërheqin kursimet e tyre nga bankat vendase nga frika se Greqia mund të dalë nga Eurozona.
Të pranishëm në këtë samit do të jenë drejtues të lartë shtetesh, si kryeministri rus Dimitri Medvedev, presidenti francez Hollande, kryeministri italain Mario Monti, kryeministri britanik Kameron, kancelarja Merkel, etj.
Ballkanweb.com
Add new comment