Merkel, propozim për referendum mbi euron në Greqi

Trazirë dhe stuhi politike ka shkaktuar ajo që është thënë gjatë bisedës telefonike mes presidentit Papulias dhe kancelares gjermane Angela Merkel, ku siç u njoftua zyrtarisht, kjo e fundit ka propozuar zhvillimin e një referendumi, krahas zgjedhjeve, me pyetjen "nëse grekët duan të qëndrojnë ose jo në eurozonë".
Sipas kryeministrisë në Athinë, në telefonatën Papulias-Merkel dje në mesditë, është folur për zhvillimin e një referendumi. Pas bisedës telefonike, presidenti Papulias informoi kryeministrin Pikramenos, i cili nga ana e tij informoi udhëheqësit politike.
Në njoftimin zyrtar të Zyrës së Kryeministrit thuhet se, "kancelarja gjermane në kontaktin që pati me Presidentin e Republikës të premten në mesditë dha mendimin për një referendum krahas zgjedhjeve, ku të ngrihet çështja nëse grekët duan të qëndrojnë në eurozonë".
Kur çështja u publikua zyrtarisht nga zyra e kryeministrit dhe partitë greke e dënuan referendumin, zyra e kancelares e hodhi poshtë mbëmë një deklaratë të tillë.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane e mohoi lajmin se Angela Merkel ka propozuar një referendum për qëndrim të Greqisë ose jo euro. "Këto raporte janë të pasakta", tha zëdhënësi për agjencinë e lajmeve gjermane.
Sidoqoftë, e keqkuptuar apo jo deklarata e kancelares gjermane Merkel, procesi i zgjedhjeve të 17 qershorit është vendimtar për të ardhmen e vendit.
Reagimet e partive
Kryetari i Grupit SYRIZA Alexis Tsipras:
"Zonja Merkel e trajton udhëheqjen politike të Greqisë si atë të një vendi në një protektorat dhe këtë të drejtë ia kanë dhënë z Venizelos dhe z Samaras me qëndrimin dhe letrat e tyre. Në zgjedhjet e 17 qershorit, grekët do të japin një përgjigje definitive për t’i dhënë fund memorandumit të kursimit, të nënshtrimit dhe fyerjes dhe do të hapin rrugën për zhvillimet progresive".
Kryetari i Demokracisë së Re Antonis Samaras:
"Populli grek nuk ka nevojë për një referendum që të tregojë zgjedhjen për qëndrimin në euro, opsion, që ai e mbrojti me sakrifica. Propozimi i zonjës Merkel për një referendum, sidomos në kohën e zgjedhjeve nuk mund të pranohet”. Sipas Samaras, ky është një mesazh i gabuar në kohën e gabuar.
Zyra e shtypit PASOK njoftoi në vijim:
"Referendumi në Greqi është përgjegjësi e Qeverisë dhe Parlamentit grek dhe jo përgjegjësia e qeverive apo shteteve të tjera anëtare të BE-së.
Çështja në Greqi nuk ka të bëjë me qëndrimin apo jo euro, por me daljen nga kriza dhe restaurimin e kursit efektiv të vendit në Evropë”.
Kreu i partisë Grekët e Pavarur, Panos Kamenos:
"Ne nuk kemi asnjë arsye për të bërë referendum. Ne jemi në Evropë, ne jemi në euro. Merkel le të bëjë referendum për vendin e saj, nëse Gjermania dëshiron të qëndrojë në euro".
Ballkanweb.com
Comments
Jepni për nënën

Jepni për nënën Eladhë

Ç’thot’ ajo e ve e gjorë, mbretëreshë pa kurorë

Faqeçjerrur, leshlëshuar, shpirt e zëmër përvëluar;

Gjysm’ e vdekur: «Palikarë, nënës mos ia bëni varrë!»

Mbahu, nëno, mos kij frikë, ke sillogje n’Amerikë.

Qan e lutet nën’ e mjerë, nëpër banka lypën nderë,

Do lirinë dhe dhrahminë, si ç’e pat me Periklinë,

Bijt’ e besës thërret pranë. Kur i thirri dhe s’i vanë?

Mbahu, nëno, mos kij frikë, ke sillogje n’Amerikë.

Cilët jan’ ata tiranë që të pren’ e që të vranë

Që të dhanë borxhe me mija, dhe t’u nxi, t’u mbyll shtëpija?

Derthni euro, palikarë, kredinë nënës për t’ia larë,

Mbahu, nëno, mos kij frikë, ke sillogje n’Amerikë.

Cilët bij të trathëtuan dhe të doqnë dhe të shuan

Dhe të lan’, Eladh’ e ngratë, pa xaxiq, pa një kafshatë?

Këta qena, o shok’ i mbytni, mbushni gjyle që t’i shtypni.

Mbahu, nëno, mos kij frikë, ka paidhaqe n’Amerikë.

Sa kërkon e sa të duhen? Burrat nga huaja s’druhen!

Trim i mirë do të japë, s’kursen jetën as paratë;

Hithni, hithni tok dollarë, të mos mbetemi të sharë.

Mbahu, nëno, mos kij frikë, ka sillogje n’Amerikë.

Do të ndihim pa kursyer, për ty, nëna jon’ e vyer,

Me kredi të butë të thuresh dhe me bijt’ e tu të mburresh.

Cila nënë lyp paranë? Cilët bij me shpirt s’i dhanë?

Mbahu, nëno, mos kij frikë ka buzuqe n’Amerikë.

Fonde dhe dollarë mblithni, qesen edhe shpirtin hithni:

Nikoqir’ të vëndit t’onë, sot - se nesër është vonë!

Jepni, nënën të shpëtoni, komb e vatra të nderoni.

Kujdes, nënë, zgjedhjet e reja, po të nxjerrin nga BE-ja.

Add new comment