Diktatorë në banketin e Mbretëreshës Elizabeth, protestë para Buckingham

Brenda Buckingham Palace, krerët e shteteve nga e gjithë bota festonin me një banket Jubileun e Diamantë të Mbretëreshës Elizabeth. Por jashtë pallatit me famë botërore, një grup i vogël i demonstruesve kanë protestuar kundër prezencës së disa nga të ftuarit, për të cilët thoshin se i kanë duart e zhytura në gjak.
Objektivi kryesor i protestës ishte mbreti i Bahreinit, regjimi i të cilit akuzohet se ka shkelur të drejtat e njeriut muajve të trazirave nga popullsia me shumicë shiite kundër familjes në pushtet Khalifa. Një aktivist veteran për të drejtat e njeriut, Peter Tatchell u shpreh se është i habitshëm fakti që Mbretëresha ka vendosur të ftojë 7 diktatorë në banketin e saj për të festuar 60 vitet në fron.
"Ftesa për mbretin e Bahreinit është veçanërisht e dënueshme. Në vitin e fundit të paktën 50 protestues janë vrarë, 1 mijë janë arrestuar dhe gati 2 mijë janë plagosur në sulmet nga ana e forcave të sigurisë, duke përfshirë mjekë dhe infermierë që janë rrahur dhe torturuar nga regjimi i mbretit",-shtoi ai, ndërsa theksoi se fakti që ishin në pallatin në Windsor është absolutisht e gabuar.
Gjithashtu në listën e të ftuarve të polemizuar ishte dhe mbreti i Swazilandit Mswati III, të cilin aktivistët e akuzojnë se jeton një jetë luksi në kurriz të varfërisë ekstreme të popullit të tij.
Albanian Screen
Add new comment