Samiti i G8, kryefjalë mbetet rritja ekonomike

Imperativi absolut mbetet rritja në samitin e G8 në Camp David, ku liderët e industrive më të mëdha të botës përballen me krizën globale, pasuese e drejtpërdrejtë e asaj të vitit 2008 në Shtetet e Bashkuara. Washingtoni kësaj here rrit presionin mbi Shtetet e Bashkuara nën drojën e reflektimit të krizës së borxheve në ekonominë amerikane, çka do ta zhyste sërish në recesion.
Në fokus janë sërish bankat e politikat financiare të qeverive. Franca përkrah vendosjen e të ashtuquajturës taksa Tobin, por jo të gjithë janë dakord. "Më lejoni të jem i qartë,-tha Kryeministri britanik, David Cameron,- tatimi mbi transaksionet financiare nuk do të sjellë rritje në Evropë dhe ne Britaninë e Madhe me një taksë që prek si individin dhe institucionet financiare. Nuk mendoj se është një masë e mirë dhe nuk do ta mbështes."
Sërish në vëmendje mbetet Greqia e fati i saj brenda ose jashtë eurozonës është vendimtar për të kuptuar se shtrirjen e vërtetë të krizës.
"Greqia,- tha Presidenti i Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso,- është pjesë e familjes evropiane dhe e projektit euro. Bashkimi Evropian, jam i sigurt se do të bëjë çdo gjë që është e nevojshme. Repektojmë angazhimet tona me Greqinë dhe presim pajtimin e autoriteteve greke për ndihmën financiare të përbashkët." Dilema pa përgjigje mbetet ende kombinimi i masave shtrënguese me nxitjen e rritjes. Nga G8 kësaj here nuk pritet ndonjë vendim politik. Dita e parë iu kushtua kryesisht prezantimit të liderëve të rinj francezit Hollande G8-ës, italianit Monti dhe japonezit Noda.
Në takimin kokë më kokë me presidentin e ri francez François Hollande dy liderët kanë theksuar imperativin e rritjes e Obama duket se ka ofruar mbështetje të plotë për banorin më të ri te Elizeut. Lidhur me çështjen kyçe të luftuar krizën, veterania e takimit, Angela Merkel, mbetet gjithnjë e më e izoluar, ndërsa shtohen presionet e vendeve që kërkojnë më shumë paketa stimuluese për rritjen. Në ditën e parë të takimit nuk ka munguar angzhimi për Afrikën, si dhe vendimet për izolimin e mëtejshëm të Koresë së Veriut, shtimin e presionit mbi Iranin e implementimin e plotë të planit të paqes në Siri.
Albanian Screen
Add new comment