Aleanca KuqeZi denoncon skandalin: Qeveria s’ka paguar trupat shqiptare në Bosnje e Afganistan

Postuar në 24 Maj, 2012 03:36

 

Aleanca KuqeZi thotë se qeveria shqiptare po shkakton një skandal, duke mos paguar trupat shqiptare që kanë qenë jashtë vendit në misione paqeruajtëse.

“Nuk ka qëndrim me fyes dhe më poshtërues se sa të mos shlyesh detyrimin financiar ndaj ushtarakeve shqiptarë, të cilët i kanë shërbyer atdheut duke vene jetën në rrezik edhe jashtë kufijve shqiptarë, si në Bosnjë e Afganistan. Këta misionarë të paqes, ushtarakë të NATO-s, që duhet të mbulohen me lavdi, trajtohen në kundërshtim me ligjet e shtetit, duke i përplasur ato me vite me radhë në sallat e gjyqeve, pa iu dhënë atyre e drejta mëse e merituar e shpërblimit financiar të sanksionuar me ligj,” thuhet në një deklaratë të AK.

Më pas, kjo Aleancë ka sjellë provat e këtij skandali.

“1. 14 ushtarakë shqiptarë të kthyer në atdhe në përfundimin me sukses të misionit të tyre paqeruajtës në Bosnje-Hercegovinë, u përballën me qëndrimin denigrues, shpërfillës dhe indiferent të shtetit shqiptar, të përfaqësuar nga Ministria e Mbrojtjes.

2. Të detyruar nga ky qëndrim, 14 ushtarakët shqiptarë të NATO-s, pjesë e kontigjentit të 7 paqeruajtës në ish-Jugosllavi, detyrohen të ngrenë padi ndaj Ministrisë së Mbrojtjes dhe Avokaturës së Shtetit, duke kërkuar shpërblimin financiar të miratuar me ligjin nr. 8139 të vitit 1996 dhe Vendim të Këshillit të Ministrave nr.764 të vitit 1996.

3. Në datën 9.11.2010 gjykata e rrethit gjyqësor Tiranë vendosi pranimin e padisë duke i ngarkuar shumën prej 266.000 lekësh plus interesat, si dhe shpenzimet gjyqësore, Ministrisë së Mbrojtjes.

4. Prej datës 16.11.2011 kur Gjykata e Apelit la në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë, qeveria shqiptare në kundërshtim me detyrimin kushtetues për të zbatuar vendimet e gjyqësorit, vazhdon të mos ketë paguar misionarët shqiptarë të paqes.

Aleanca Kuq e Zi vëren se rasti i mësipërm nuk është i vetmi, aktualisht 20 ushtarake të tjerë, pjesë e trupave paqeruajtëse të kontigjentit të 8-të me mision në Afganistan, po pësojnë të njëjtin fat, sorollatje nëpër gjyqe për shpërblimin mëse të merituar.”

Tema

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.