Zgjedhjet, Obama keq në Arkansas e Kentaki

Barack Obama nuk ka korrur sukses në zgjedhjet paraprake, që janë edhe të fundit, për shtetet e Arkansasit dhe Kentakit.
Natyrisht këto zgjedhje nuk kanë asnjë efekt real, pasi Presidenti amerikan në fuqi është edhe kandidati i vetëm demokrat në garën për Shtëpinë e Bardhë. Aq më tepër që bëhet fjalë për dy “Shtete të Kuqe”, dmth shtete me orientim mjaft konservator.
Megjithatë, e djathta ka ironizuar në lidhje me hapat false të Obamës.
Në Kentucky, për shembull, Obamës i shkuan vetëm 57.9 për qind e votave, ndërsa pjesa e mbetur e votuesve prej 42%, nuk u angazhuan fare.
Në zgjedhjet presidenciale të nëntorit, për mandatin katër vjecar në Shtëpinë e Bardhë, presidenti Obama do të ketë përballë kandidatin republikan, Mitt Romeny.
top-channel.tv
Add new comment