Fushata në Greqi, Samaras: Izolim, pa planin e shpëtimit

Postuar në 26 Maj, 2012 15:43

Krerët e dy partive kryesore në Greqi, Demokracia e Re dhe  PASOK çelën fushatat për  zgjedhjet e 16 qershorit. Kreu i konservatorëve Antonis Samaras ishte mjaft i ashpër që në fjalimin e parë ndërsa deklaroi prerazi se një votë për koalicionin radikal Syriza do  të ishte një votë pro përjashtimit të Greqisë nga eurozona drejt  varfërisë.

"Nëse Greqia dënon marrëveshjen e shpëtimit do të mbetet e izoluar ndërkombëtarisht për shumë vite, dhe do të shfrytëzohet më shumë nga çdo drejtim. Nuk do të ketë ushqim, ilaçe, as benzinë, gjatë natës do të jetojmë me ndërpreje të vazdueshme të energjisë  ndërsa  kohezioni social do të përçahet. PASOK hapi rrugën drejt recesionit pafund. SYRIZA do të na cojë një hap më tej, drejt  falimentimit", tha Samaras.

Ndërsa kryetari i Partisë Socialiste Greke, Evangelos Venizelos nisi fushatën e tij me deklaratan se koha e partive që formojnë të vetme qeveritë ka marrë  fund. Pasoku i Venizelos u rendit i treti në zgjedhjet e fundit më 6 maj një trend që sipas parashikimeve do ta ruajë  edhe gjatë  votimeve të 17 qershorit ndërsa është rritur mbështetja për radikalët majtistë të  Syrizës  që kundërshtojnë  Reformat e Qeverisë dhe duan të rinegociojnë  marrëveshjen me BE-në. Kreu socialist tha se duhet kërkuar një kompromis.

"Tetëdhjetë e pesë përqind thonë se ata duan të jenë në euro, por 85 për qind të tjerë  thonë se nuk mund të durojnë më masa që ndikojnë në të ardhurat e tyre apo në standardin e jetesës. Dhe ti i pyet, çfarë doni? Euro apo dhrahmi? Ata duan euro, por ata duan euro në një mënyrë të veçantë, një mënyrë që nuk mund të realizohet vetvetiu, por duhet të miratohet me partnerët tanë ", tha Venizelos.

Si pjesë e fushatës së tij Venizelos u takua me anëtarët gjermane dhe austriakë të Parlamentit Evropian, të përfaqësuar  nga  Elke Ferner dhe  Hanes Svoboda.

Tre anketime të publikuara  të premten nxirrnin në krye me  një diferencë 2.2 përqind nga njëra-tjetra  partitë Demokracia e Re  dhe  koalicionin Syriza. Sipas njërës madje të  publikuar  nga RASS  për gazetën "Metro" nxirrte në  krye  konservatorët. Demokracia e Re  renditej në vend të parë 23.6 për qind të votave, ndërsa koalicioni majtist SYRIZA  renditej i dyti me  21.4 për qind. PASOKU Socialist, mbetej sërish në vendin e tretë me 13.1 për qind. 

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.