Francë, bankat përgatiten për daljen e Greqisë nga euro

Postuar në 27 Maj, 2012 04:03

 Bankat franceze, të cilat janë ndër huadhënësit më të ekspozuar ndaj borxhit grek, kanë rritur përpjekjet e tyre për skenaret e paparashikuara të një daljeje të mundshme të Greqisë nga euro. Lajmin e konfirmojnë burime në dijeni të planeve të tilla të cilat në kushte anonimiteti konfirmojnë se janë rritur përgatitjet nga bankat, përfshirë këtu Credit Agricole, BNP Paribas dhe Societe Generale. 

Lajme të tilla bëhen të ditura pasi në fillim të javës diplomatë të unionit thanë për reuters se çdo anëtar i monedhës së përbashkët duhet të ketë gati një plan B në rast të një dalje të mundshme të Greqisë.

 "Bankat kanë bërë plane emergjence lidhur me një largim grek, por ju mund të kuptoni dhe pse ata nuk duan ta pohojnë publikisht",-tha një konsulent për bankat franceze. 

Presidenti i Francës, François Hollande tha më herët se një largim grek është jashtë diskutimit dhe se nuk po hartohen plane emergjence. Bankierë në Paris thonë se shkalla e pregatitjes  është më e lartë në në Londër sesa në Paris. 

Për arsye politike, bankat franceze kanë qenë më të druajtura, citohet i njëjti burim. Paraprakisht BNP Paribas, SocGen dhe Credit Agricole nuk kanë bërë asnjë koment. Humbja e brakstisjes së euros nga Greqia do t'u kushtonte përkatësisht rreth 5.2 miliardë euro për Credit Agricole, 2.9 miliardë për BNP Paribas dhe 400 milion euro për Societe Generale.
 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.