BE: Serbia të heqë strukturat paralele

Titujt e shtypit të sotëm në Beograd flasin për kushtet që Brukseli, duke cituar zyrtare të lartë të Qeverisë, do të vendosë për hapjen e negociatave për anëtarësimin e Serbisë në Bashkimin Europian. Gazeta Press citon ministrin e Jashtëm serb, Vuk Jeremic, i cili thuhet se është takuar me drejtorin për Europën në BE, Mirosllav Lajcak.
Gjatë këtij takimi, thotë Jeremic janë vënë tri kushte që duhet t'i përmbushë Serbia për të marrë datën e negociatave për anëtarësim në BE, deri në fund të vitit. "Ato janë të papranueshme",-citon Press, ministrin Jeremic. Mediat thonë se një nga kushtet ka të bëjë me heqjen e strukturave paralele serbe në veri të Kosovës, ndërsa tjetri me heqjen dorë nga politika 'Edhe Evropa, edhe Kosova'. Lideri i partisë Demokratike të Serbisë, Vojislav Kostunica, gjatë një interviste me agjencinë BETA është shprehur se BE do të kërkojë nga Beogradi të heqë dorë nga KOSova në mënyrë që të nisin bisedimet për anëtarësim.
Ai shton se ka besim se presidenti i ri, Tomislav Nikolic do të informojë publikun për këto kushte, sapo të flasë me zyrtarët e BE-së. Mediat citojnë burime qeveritare sipas të cilave zyrtarët në Beograd i kanë refuzuar kërkesat. Autoritetet serbe, para dhe pas zgjedhjeve, kanë përshtatur një politikë të tillë përmes së cilës kërkojnë edhe integrimin në BE, edhe ruajtjen e 'sovranitetit mbi Kosovën'. Berlini zyrtar i kërkoi disa kohë më parë, Beogradit të heqë strukturat paralele në veri për të arritur progres në bisedimet me Brukselin. Albanian Screen
Add new comment