Elbasan, bllokohet tregu i romëve. Policia: Do t'i zhvendosim

Postuar në 27 Maj, 2012 14:36

Policia Bashkiake e Elbasanit prej tre ditësh ka bllokuar tregun e romëve duke  kërkuar transferimin e tyre në një vend tjetër. Mësohet se tregu i ri nuk është më shumë se 200 metra larg tregut aktual. 
Mbyllja e tij është kundërshtuar ashpër nga romët, pasi këta të fundit pretendojnë se tregu i ri ka qera shumëfish më të lartë, të cilën nuk mund ta përballojnë. Gjithashtu këta të fundit thonë që janë në rregull me pagimin e të gjitha  taksave duke kërkuar që bashkia të rishikojë edhe një herë vendimin e marrë.

Burimet nga bashkia bëjnë të ditur se është përcaktuar një treg i ri, i cili plotëson të gjitha standardet si për blerësit ashtu edhe për tregëtaret . Ndërkaq romët ndihen të diskriminuar për faktin se kërkesat e tyre nuk merren parasysh. E vetmja mënyrë mbijetese për këtë komunitet është tregëtimi i mallrave të përdorura. 

 

Albanian Screen

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.