Elbasan, protestojnë sërish banorët

Banorët e Komunës së Bradasheshit në Elbasan sërish janë hedhur në protestë për çeshtjen e vlerësimit të tokës në të cilën kalon autostrada Elbasan-Tiranë.
Ata kërcenojnë se nëse nuk gjendet një zgjidhje imediate për rivlerësim të çmimit të tokës, atëherë do të bllokojnë rrugën nacionale Elbasan-Tiranë. Në ditën e dytë protesta është zhvilluar në prezencen e forcave të rendit për të shmangur ndonjë incident të mundshëm, pasi dy ditë më parë situata ka qenë mjaft e tensionuar mes palëve. Në mënyrë unanime banorët kërkojnë ringritjen e komisionit të vlerësimit të tokës dhe futjen në listën e dëmshpërblimeve edhe të pemtarisë.
Nga ana tjetër banorët pretendojnë se toka e tyre është vlerësuar me nje çmim mjaft qesharak, duke thënë se komisioni i vlerësimit, e ka cmuar tokën si të kategorisë së fundit, në një kohë kur ata e kanë paguar për tokë të kategorisë së parë.
top-channel.tv
Add new comment