Sistemi i lartë arsimor, nga 40 universitete, 3 kanë status

Postuar në 28 Maj, 2012 14:55

Nga mbi 40 institucione të arsimit të lartë në Shqipëri, vetëm 3 privatë e kanë statusin e universitetit, pasi ofrojnë dhe diplomë të nivelit të tretë, pra për master  e doktoraturë. Shifra është konfirmuar nga ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, gjatë një seance dëgjimore në Kuvend mbi mënyrën e licensimit dhe dhënien e diplomave nga arsimi lartë privat, pas skandalit me Rrenco Bosin, djalin e ish-kreut të Lega Nord ne Itali.

Ministri ka theksuar se pedagogët dhe i gjithë stafi tjetër i universitetit "Kristal" do të hetohen për rastin e diplomës false të Renco Bossit. Ndërsa për opozitën, situata me arsimin e lartë privat është dëshpëruese. Sipas të djathtëve, kjo është një trashëgimni e socialistëve.

"Për hir të së vertetës ka pasur licensimi klienteliste dhe licensime që nuk kanë plotësuar standartet që na dha dhe këtë skandalin e fundit", u shpreh valentina Leskaj.

Nga kontrollet e bërë tek universiteti Kristal, para skandalit të diplomës të Renco Bosit, sipas ministrit, cilësia rezulton të ketë qenë mesatare. Ky universitet, të cilit tashmë i është pezulluar diploma, është vlerësuar kryesisht për stafin pedagogjik dhe auditoret që ka krijuar për studentët e vet. 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.