Festivali i Kanës, "Amour" i Hanele merr Palmën e Artë

Regjisori austriak Michael Haneke rikthehet suksesshëm në rivierën franceze. Në natën finale të edicionit të 65 të festivalit më prestigjoz të filmit në Evropë, Haneke triumfon me "Amour", duke rrëmbyer sërish Palmen e Artë, të dytën pas asaj të fituar për "The White Ribbon"(Fjongo e Bardhë).
Ngjan si "deja vu" dhe për Matteo Garrone i cili fitoi grand prix gati gati vendin e dytë për reality, një çmim të fituar katër vjet më parë për filmin "Gomorra".
Fitorja e Haneke kurorëzon portretizimin prekës të dashurisë në moshë të thyer, ndërsa shënon një rikthim të shkëlqyer në ekranin e madh për Jean Louis Trintignant, ylli i disa dekadave të kinemasë franceze. Përkrah tij luante një tjetër emër i shquar, Emmanuelle Riva.
Çmimi i Jurisë shkoi për britanikun Ken Loach, i cili me "Angel's Share" argëtoi shikues dhe kritikë, e sic e ka zakon regjizori britanik, pas buzëqeshjes ndjeheshin gjurmët e një reflektimi dramatik. Sic u shpreh dhe vetë mbi podium. "Ky film, - tregon se njerëzit normalë, të shtypurit e kohës sonë, dinë të qeshin e madje qeshin e buzëqeshin edhe më shumë nga më të pushtetshmit", tha ai ndërsa merrte në dorë statujën.
Mads Mikkelsen, fitoi çmimin si aktori më i mirë për performancën e tij në "The Hunt" nën regjinë e Thomas Vinterberg. Si aktore më të mira u shpallën Cosmina Stratan e Kristina Flutur për filmin rumun "Beyond the Hills".
Ky festival u kritikua se foli pak në lidhje me gratë. Nuk kishte gra sivjet në Kanë; jo në përgjithësi, por në mesin e regjisorëve pjesëmarrës. Kritika e vlerësoi Kanën e këtij viti si një terren të gjithin mashkullor.
Albanian Screen
Add new comment