Kryeministri spanjoll hedh poshtë mundësinë e ndihmës nga jashtë

Interesat e borxhit spanjoll kanë kërcyer sërish në nivele të larta, ndërsa aksionet e bankës, Bankia SA ranë në shifra rekord, pasi qeveria e cila kërkon të vendosë nën kontroll financat e veta njoftoi shtetëzimn e institucionit të katërt më të madh të vendit.
Kryeministri spanjoll Mariano Rajoy fajësoi për rritjen e kostos së borxhit, shqetësimet për të ardhmen e eurozonës dhe përjashtoi mundësinë e ndihmës nga jashtë për rimëkëmbjen e sektorit bankar të vendit.
"Nuk do të ketë asnjë paketë shpëtimi nga Europa për sistemin bankar të Spanjës", tha ai, pas një takimi me zyrtarët më të lartë të partisë së tij qeverisëse.
Albanian Screen
Add new comment