Tërmeti në Itali, mijëra njerëz i kalojnë netët në qiell të hapur

Postuar në 30 Maj, 2012 06:20

- Një natë në qiell të hapur e të pushtuar nga paniku kanë kaluar rreth 15 mijë të evakuuarit e tërmetit në Italinë e Veriut. 7 mijë personave që kalojnë ditë e netë nëpër tenda, u janë shtuar edhe 8 mijë të tjerë, ndërsa toka vazhdon të lëkundet. Kërkimet e forcave të shpëtimit kanë rifilluar herët mëngjesin e sotëm. Bilanci mbetet i rëndë: 16 persona të vdekur, një i zhdukur dhe 350 të lënduar. Zona më e goditur mbetet Modena, por dëmtime ka edhe në Veneto e Lombardi. 

Parashikimet e sizmologëve janë edhe më ogurzeza, ndërsa thonë se mund të ketë ende sizma edhe më të forta në zonë. Gjatë natës janë numëruar 60 lëkundje të pastërmetit e mëngjesin e sotëm ato vazhdonin ende. Gjendja përkeqësohet nga fakti se shumë prej ndërtesave që qëndruan në këmbë janë të dëmtuara dhe mund të deklarohen si të pasigurta për të qëndruar në to. Me lëkundjet e së martës, bilanci i dëmtimeve në trashëgiminë kulturore rëndohet, ndërsa sipas të dhënave paraprake, të dy goditjet mund të kenë shkaktuar së bashku dëme prej disa qindra miliona eurosh. 

Një mision i UNESCO-s do të mbërrijë në zonat e goditura shumë shpejt për të vlerësuar dëmet.  Ndërkohë në vend kanë shpërthyer polemikat përsa i përket sigurisë në vendin e punës, pasi nga 16 viktimat, dhjetë ishin punëtorë të cilët kishin filluar punën si çdo mëngjes. Qeveria ka siguruar ndërhyrje të shpejta. Njerëzit në ëeb dhe disa politikanë kanë bërë thirrje për një sinjal të parë: anulimin e paradës më 2 qershor dhe dhurimin e parave të kostos së saj për viktimat e tërmetit.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.