Dhuna raciste në Greqi, arrestohen deputetët e "Agimit të Artë"

Postuar në 02 Qershor, 2012 03:08

Pas episodeve të reja të dhunës që ndodhën mbrëmë në Athinë, ku u rrah dhe u lëndua rëndë një emigrant brenda në një dyqan në rrugën Pire, policia arrestoi 6 persona, nga të cilët edhe përfaqësues të lartë të partisë “Agimi i Artë”. 

Sipas njoftimeve që vijnë nga kjo parti, mes të arrestuarve ishin 3 ish deputetë të zgjedhur në 6 Maj dhe kandidatë për deputetë në zgjedhjet e 17 qershorit. 

Bëhet fjalë për të bijën e Sekretarit të partisë, Urania Mihaloliakos si dhe për Ilia Pananjotaro dhe Janis Vouldis, të cilët u liruan mbrëmë vonë. 

Nëpërmjet një deklarate “Agimi Artë” mohon përfshirjen në dhunë dhe denoncon ndërhyrjen e policisë kundër kësaj partie në fushatën zgjedhore. 

Ditët e fundit janë rritur incidentet me të huajt në Greqi. Një emigrant u sulmua mbrëmë nga persona të panjohur, ndërsa një natë më parë një 40 vjeçar shqiptar dhe dy emigrantë polakë u plagosën nga sulmet me thika në Athinë dhe u shtruan në spital. Për këto sulme ende nuk ka një përgjegjës apo të arrestuar. 

 

 

Anila Jole

 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.