Të verbërit kërkojnë rimbursimet

Të verbërit dhe paraplegjikët i kërkojnë qeverisë të nxjerrë sa më parë vendimin për rimbursimin e energjisë elektrike, Albtelekomit dhe mjetet e transportit publik, pasi ata po i paguajnë faturat nga pensionet e invaliditetit që përfitojnë në bazë të ligjit.
Kreu i Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë, Sinan Tafaj, sipas ndryshimeve iu bënë statusit të të verbërve dhe paraplegjikëve, ndryshime që hasën në kundërshtimin e ashpër të këtyre kategorive, ështe qeveria ajo që duhet të përcaktojë masën e rimbursimit, por deri më sot ajo nuk është mbledhur për këtë cështje.
Tafaj tha se ne mbedhjen e radhes te asambelese do te vendoset per pershkallezimin e protestave ne te gjithe vendin per fillimin e mosbindjes civile dhe sensibilizimin e faktorit nderkombetar.
top-channel.tv
Add new comment