Dako: Moratoriumi i skafeve dëmton turizmin dhe ekonominë

Partia Socialiste këmbëngul për shfuqizimin e moratoriumit të skafeve. Kryetarët e Bashkive dhe komunave të vijës bregdetare, përfaqësues të PS, i janë drejtuar deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë me një letër të përbashkët. Ata kërkojnë që deputetët e Kuvendit të miratojnë heqjen e moratoriumit të skafeve, të cilin e konsiderojnë një pengesë seriozë për turizmin dhe ekonominë e qyteteve dhe komunave që ata drejtojnë.
Kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako tha se shfrytëzimi i detit nga banorët e zonave nuk është thjesht një mundësi më shumë por një burim jetik e strategjik i ekonomisë së tyre.
“Ne të zgjedhurit vendorë përfaqësues të PS Durrës, Vlorë, Sarandë, Fier, Lushnje, Himarë, Orikum, Pogradec, Divjakë, Konispol, Kavajë, Velipojë, Shëngjin, Ishëm, Golem, Kryevidh, Ksamil, mbështesim amendimin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për shfuqizimin e Moratoriumit të mjeteve motorike lundruese, si një ligj i cili ka penalizuar në mënyrë të drejtpërdrejtë ekonomitë e bizneset në të gjitha njësitë tona.
Lëvizjet demografike kanë bërë që Bashkitë dhe komunat tona të strehojnë rreth 2/3- at e popullsisë, pa llogaritur bashkëkombësit kosovarë, që përgjatë këtyre viteve janë orientuar drejt njësive tona. Kjo lëvizje është orientuar drejt nesh për shkak të mundësive që ofron deti dhe është absurde që ne të vazhdojmë t’ua mbajmë atë të bllokuar.”- deklaroi Dako.
“Në emër të qytetarëve tanë, ne i kërkojmë përfaqësuesve në parlament të votojnë për shfuqizimin e Moratoriumit e të bashkëpunojmë pa humbur kohë për të orientuar ekonomitë bregdetare drejt një rilindje aq të nevojshme për interesat e vendit.”- vijoi më tej kreu i Bashkisë së Durrësit.
Ballkanweb.com
Comments
kerkesa eshte e drejte, te
<p>kerkesa eshte e drejte, te gjithe duhet ta mbeshtesin.</p>
o dako.leri
<p>o dako.leri perrallat.turizmin e ke demtuar boll ti me lejet e ndertimit ne plazh dhe ku ujrat e zeza derdheshin ne det.</p><p>te shqetesokan skafet e kontrabandisteve ty.</p>
Add new comment