Asad fajëson "forcat e jashtme për luftën" në Siri

Presidenti i Sirisë Bashar AL Assad deklaroi se vendi i tij po përballet me “luftë të vërtetë” dhe për këtë fajësoi forcat e huaja qe sipas tij po nxisin krizën. Presidenti Bashar al-Asad në fjalimin para parlamentit tha se vendi “po përballet me luftë të vërtetë të ardhur nga jashtë”, raporton Europa e Lirë
Ai tha se shteti po kalon fazën më kritike që nga përfundimi i kolonializmit. Mesazhi i Asadit ishte i njëjtë me fjalimet e mëhershme, në të cilat ai fajëson terroristët për kryengritjen e vendit. Ky ishte fjalimi i tij i parë që nga masakra e Houlas ku u vranë më shumë se 100 njerëz, pothuajse gjysma e tyre fëmijë.
Ballkanweb.com
Add new comment