Lushnjë, ndotje alarmante prej plehrave

Fusha e mbeturinave të qytetit të Lushnjës është një nga pamjet më të shëmtuara në anë të rrugës nacionale. Prej vitesh mbeturinat depozitohen aty në një vend tërësisht të papërshtatshem.
Disa vjet me pare qeveria vendosi nje fond per kete landfill por me pas fondet u rialokuan per t'u perdorur ne permbytjet e Shkodres. Aktualisht bashkia e Lushnjes nuk ka asnje fond per kete landfill megjithese egziston nje studim fizibiliteti per transformimin e tij.
Mbeturinat e qytetit aty shkaktojne ndotje alarmante vecanerisht gjate stines se veres per shkak te djegies se vazhdueshme. Kryebashkiaku socialist Fatos Tushe, prej nje viti ne kete detyre nuk jep ndonje parashikim optimist per kete problem madhor te qytetit te tij.
Nje tjeter problem per kete qytet eshte nje fabrike e prodhimit te asfaltit dhe betonit ne qytet. Fabrika shkarkon çdo dite sasi te medha tymi dhe bloze ne ajer. Ajo eshte ndertuar ne vitin 2005, por se fundmi ka nisur po shkakton ndotje te madhe. Drejtuesit e bashkise kane kerkuar ndihmen e Ministrisë së Mjedisit per te ndalur kete fenomen.
top-channel.tv
Add new comment