Alarmi për mjedisin, OKB: Planeti ynë po dëmtohet rëndë

Rritja e popullsisë, urbanizimi dhe konsumizmi po i bëjnë një dëm të pariparueshëm planetit tonë, thanë Kombet e Bashkuara të cilat bënë thirrje për një marrëveshje urgjente e cila të vendosë objektiva të rinj për të mbrojtur mjedisin.
Programi për Mjedisin i OKB-së u ra këmbanave të alarmit në raportin e tij të pestë, i cili publikohet dy javë përpara samitit Rio+20 në Brazil, një nga takimet më të mëdha mjedisore të viteve të fundit.
Takimi pritet të mbledhë në datat 20 e 22 qershor më shumë se 50 mijë pjesëmarrës nga qeveritë, kompanitë dhe grupet ambjentaliste në përpjekje për të vendosur qëllime të reja për sigurinë e ushqimit, ujin dhe energjinë.
Albanian Screen
Add new comment