Kancelarja Merkel kërkon një Europë politikisht të riforcuar

Postuar në 07 Qershor, 2012 13:58

 Kancelarja gjermane, Angela Merkel u shpreh sot për një projekt afatgjatë evropian në kuadër të ndërtimit të një Evrope politikisht të riforcuar, ndërkohë që Spanja po përballet me një krizë të rëndë ekonomike dhe partnerët evropianë kërkojnë zgjidhje të menjëhershme. 

Në një intervistë televizive, kancelarja gjermane shfaqi qëndrimet e saj: ''ne kemi nevojë për më shumë Evropë për një union buxhetor dhe kemi nevojë para së gjithash për një bashkim politik'', deklaroi Merkel. 

''Por ne nuk duhet të qëndrojmë në vend sepse një apo tjetër vend nuk dëshiron të vazhdojë të na ndjekë'', shtoi ajo. 

Presidenti amerikan, Barack Obama dhe kryeministri britanik, David Cameron, pritur sot në Berlin, kërkuan një plan të menjëhershëm për zgjidhjen e krizës në zonën euro. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.