Fitch ul vlerësimin për borxhin spanjoll

Një raport i FMN-së që duhet të publikohet javën që vjen thotë se bankat spanjolle do të kenë nevojë për të paktën 40 miliardë euro, por dita e enjte është mbyllur me lajme të këqija për Madridin zyrtar, pasi kompania Fitch uli me 3 pikë vlerësimin për Spanjën duke e çuar në 3B dhe një parashikim negativ për të ardhmen.
"Po pres FMN dhe vlerësuar e pavarur që të japin një shifër që mendojnë se duhet për të rikapitalizuar sistemin financiar. Më pas, do të nxjerr shifrat e mia dhe qeveria do të vendosë shumën që do të duhet",-tha kryeministri spanjoll, Mariano Rajoy.
Vlerësimet mbi shifrën e parave që i duhet Spanjës, variojnë nga 20 në 112 miliardë euro, e vlerësimi i sotëm negativ, i turbullon ujërat edhe më tepër. Se në ç'gjendje financiare ndodhet vendi, këtë në fakt nuk e di askush saktë.
Albanian Screen
Add new comment