MJAFT raport për Ministritë: Qeveria dogji fondet për investime

Lëvizja MJAFT publikoi sot raportin e monitorimit publik të Ministrive për periudhën, janar 2011 - prill 2012.
Në raportin e MJAFT, sa i përket aksesit të publikut në informacion, për dokumentat zyrtare, situata paraqitet shqetësuese për vitin 2011. Ndërkohë, në analizën e buxhetit të ministrive të linjës vërehet djegia e fondeve, pjesa më e madhe e të cilave ishte planifikuar për investimeve tashmë të munguara.
“Në fund të 2011, nga buxheti fillestar i promovuar nga qeveria deri në fund të faktikut të realizimit, ka një diferencë prej 16 miliardë lekësh të reja, pra buxheti është zvogëlur me 16 miliardë lekë të reja. Që duhet theksua , lekë këto, para dhe buxhet, i cili në tërësinë e vet duhet të ishte adresuar për investime. Një pjesë e madhe e këtyre parave të pa shpenzuara ka ardhur, si rrjedhim i ineficencës së ministrive për të thithur fonde nga grantet e huaja”,- deklaroi përfaqësuesi i MJAFT, Aldo Merkoci.
Raporti i MJAFT rrëfen gjithashtu se para zgjedhjeve, për pushtetn vendor, të ardhurat nga taksat vendore u ulën ndjeshëm, ndërsa qeveria rriti taksat mbi qytetarët për të përballuar shpenzimet e vetë me karakter politik, sic ishin rritja e pagave dhe pensioneve, e pa mbuluar me rritje të të ardhurave të buxhetit.
Ballkanweb.com
Add new comment