Lagarde: Evropa ndodhet në udhëkryq

Drejtoresha ekzekutive e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Christine Lagarde u bëri thirrje liderëve evropianë të veprojnë menjëherë për daljen e eurozonës nga kriza në të cilën ka rënë kontinenti i vjetër duke paralajmëruar se Evropa ndodhet në udhëkryq.
"Pas pesë viteve krizë qëllimi ynë i fundit, ripërtëritja e stabilitetit, ndodhet në testim. Ende jemi larg nga qëllimi. Ndërsa me rritjen e sfidave gjendemi në udhëkryq", deklaroi Lagarde në Nju Jork.
"Liderët politikë duhet të përcaktojnë dhe të ndjekin një udhërrëfyes të qartë për kryerjen e punës, jo me qëllim pas pesë ose 10 viteve, por në javët dhe muajt e ardhshëm", tha ajo.
Ballkanweb.com
Add new comment