Francë, Exit-Polls, rezultat mjaft i ngushtë

Rezultatet e para të zgjedhjeve parlamentare franceze tregojnë një rezultat mjaft të ngushtë mes Socialistëve të Presidentit Fransua Hollande dhe partisë së djathtë, UMP të Nikolas Sarkozy.
Sondazhet e para tregojnë se dy partitë ndodhen “kokë më kokë” me rreth 35 përqind të votave të numëruara.
Sipas ekspertëve, një fitore e socialistëve do t’i jepte mandatin Hollande që të vazhdonte me politikën e rritjes së taksave për të pasurit dhe të politikave të tjera fiskale që ka paralajmëruar.
Nëse të majtët do të humbin, presidenti Francois Hollande do të ishte i detyruar të shkarkonte nga detyra kryeministrin e sapozgjedhur, Jean-Marc Ayrault dhe të zgjidhte një tjetër kryeministër nga radhët e UMP-së.
Shenjat e para tregojnë se pjesëmarrja ka qenë shumë më e ulët sesa në zgjedhjet presidenciale në prill.
Rreth 46 milion francezë që kanë të drejtë vote do të zgjedhin përfaqësuesit e tyre për 577 vende në Asamblenë Kombëtare.
top-channel.tv
Add new comment