"Financial Times": BE dëshiron të lirojë "prangat" e Athinës

Postuar në 13 Qershor, 2012 11:53

Versioni gjerman i "Financial Times", shkruan në një shkrim ekskluziv, se “BE ka qëllim të negociojë me Greqinë, mbi lehtësimin e programit të ashpër të masave”. Shkrimi i FT gjermane është titulluar "BE dëshiron të lirojë prangat e Athinës", me nëntitull "Evropa dëshiron të mbajë Greqinë në zonën e euros”. 

“Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve të së dielës, çdo qeveri e re do të kërkojë negociata të reja”, kanë thënë për gazetën burime evropiane dhe "nëse dikush dëshiron të mbajë Greqinë në eurozonë, nuk do të jetë në gjendje t'i refuzojë ato". 

Gazeta shkruan se "Brukseli po bën një hap të rëndësishëm me Greqinë. Në zgjedhjet e së dielës, shtetet e BE mbështesin dy partitë tradicionale, Demokracinë e Re dhe PASOK-un. Me gatishmërinë për negociata, Brukseli shpreson se që nën shpresën e lehtësimit të masave të ashpra, populli t'iu japë mbështetje të madhe partive promemorandum, DRe dhe PASOK”. 

Presidenti i Këshillit të Evropës Herman Van Rompuy nga ana e tij konfirmoi dje se "Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur Greqinë në zonën e euros, por edhe ajo të respektojë angazhimet e veta”. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.