Greqi, shifra shokuese të papunësisë në 3 muajt e parë të 2012

Postuar në 14 Qershor, 2012 10:33

Sipas të dhënave nga ELSTAT për tremujorin e parë të vitit 2012, papunësia në Greqi ka kapur shifrën 22.6%.

Kjo shifër ishte 20.7% në tremujorin e katërt të vitit të kaluar, dhe 15.9% në tremujorin e parë të vitit 2011. 

22.6% është norma më e lartë e papunësisë nga viti 1998. 

Sipas Autoritetit grek të Statistikave, gjatë tremujorit të parë të vitit 2012 numri i të punësuarve arriti në 3,837,950 dhe i të papunëve në 1,120,097. 

Punësimi ra me 2.4% gjatë tremujorit të mëparshëm dhe me 10.7% gjatë tremujorit të parë të vitit 2011. 

Numri i të papunëve u rrit me 9.2% gjatë tremujorit të mëparshëm dhe me 57.3% gjatë tremujorit të parë të vitit 2011. 

Shkalla e papunësisë tek femrat (26.5%) është dukshëm më e lartë se te meshkujt (19.7%). 

Shkalla më e lartë e papunësisë është tek të rinjtë e moshës 15-24 vjet (52,7%), e cila edhe te gratë e reja qëndron në 60.4%. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.