Vjen vapa afrikane, temperaturat mbi 35 gradë Celsius

Postuar në 15 Qershor, 2012 05:04

Përgatituni sepse vapa e tmerrshme po vjen. Sic njofton parashikimi i motit në BalkanWeb në vendin tonë pritet që duke nisur nga fundjava, temperaturat pritet të rriten nga 5 deri me 7 gradë krahasuar me ditën e sotme. 
Në zonat bregdetare temperaturat në fundjavë do të shënojnë mbi 30 gradë Celsius për të vijuar me 34 e 36 gradë Celsius nga nisja e javës së re. 
Kurse në zonat malore e juglindore, temperaturat do të jenë në kufijtë maksimalë 26 e deri 30 gradë Celsius. 

Meterologët parashikojnë se një anticiklon i fuqishëm pritet të vijë nga shkretetira e Saharase drejt Mesdheut. Anticikloni mban emrin e një komandanti të lashtë të quajtur Scipione, dhe sipas meterologëve do të marshojë fuqishëm me temperatura tepër të nxehta në shumë vende europiane. 
Vapa afrikane pritet të zgjasë plot 10 ditë, njofton Corriere Della Sera. 
Madje gjithë muaji Qershor pritet të mbyllet me temperatura të nxehta, me 3-4 gradë mbi mesataren e viteve të fundit. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.