Taksa e çimentos, biznesi shqiptar ankesa Kosovës

Postuar në 15 Qershor, 2012 05:07

Biznesi reagon për taksën që Kosova i ka vënë çimentos nga Shqipëria. Reagimi vjen pasi kompanitë që e importojnë nga vendi ynë këtë mall, duhet të paguajnë një tarifë prej 35 % të vlerës së importuar, me qëllim mbrojtjen e prodhimit kosovar.
Kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Nikolin Jaka, ka kërkuar nga ministrja e Tregtisë së Kosovës, Mimoza Kusari-Lila të veprojë pozitivisht për heqjen e kësaj tarife për çimenton.

"Qeveria e Kosovës nëpërmjet ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë ka nxjerrë një vendm ku penalizon, mbase dhë në mënyrë arbitrare dhe me tarifa shumë të larta, futjen e produktit çimente në shtëtin e Kosovës. 40 përqind e tregut të çimentos në Kosovë mbulohet nga prodhuesit shqiptarë. Qeveritë e dy vendeve të jenë më sensibël, më të ndjeshëm për të mbuluar bizneset dhe prodhuesit e vendeve tona", deklaron Jaka.

Sipas tij, bizneset e dy vendeve përballen me tarifa të larta për produktet që eksportojnë dhe kjo nuk ndihmon shkëmbimet tregtare. Ministrja e Tregtisë Mimoza Kusari-Lila ka "bllokuar" hyrjen e çimentos nga Shqipëria në Kosovë, duke vendosur taksë për çdo hyrje të saj. 

Çështja e çimentos nga Shqipëria ka qenë pjesë e debatit sot edhe në parlamentin e Kosovës. Deputeti Emin Gërbeshi nga Koalicioni "Kosova e Re", që është pjesë e koalicionit qeverisës, u shpreh se ky vendim po bëhet për interesa të klaneve të caktuara dhe nëqoftëse ai nuk anulohet, do të kërkojë dorëheqjen e ministres Kusari-Lila.

 

Albanian Screen 

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.