Greqi, sondazhet e fshehura tregojnë një “derbi” absolut

Postuar në 16 Qershor, 2012 02:09

Zgjedhjet e nesërme cilësohen si zgjedhjet më dramatike të dekadave të tëra në Greqi. 

Sondazhet e fshehura në ditët e fundit regjistrojnë një situatë “thriller” në elektorat, ku dallimet mes DRe dhe SYRIZA janë në kufijtë e gabimit statistikor, ndërkohë që vërehet një përqindje e madhe e njerëzve të të pavendosur. Sipas disa kompanive, të pavendosurit janë mbi 15%. 

Ekziston një klimë pasigurise për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, ku shumica e kompanive hulumtuese i japin një përparësi të dobët DRe, ndërsa të tjera besojnë se nëse dinamika sociale shprehet në kutinë e votimit, do t'i japë fitoren SYRIZA-s. 

Sipas vlerësimit të sondazheve, është e vështirë që partia e parë të kalojë kufirin prej 30%. 

PASOK do të lëvizë në një numër dyshifror, por nën presionin e Demokracisë së re. Afër normës së 6 majit ndodhet Agimi i Artë pavarësisht rënies që provoi në disa periudha. 

Shfaqet qëndrueshme dhe e majta Demokratike, në afërsi të normave të mëparshme, ndërsa luhatje janë vërejtur për Pavarur dhe Partisë Komuniste Greke. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.