Aferat me L’Oreal, Sarkozy pritet të hidhet në gjyq

Postuar në 16 Qershor, 2012 02:19

Nicola Sarkozy pritet te thirret në gjyq lidhur me një sërë akuzash pasi imuniteti i tij presidencial skadon sot në mesnatë, pas humbjes ndaj Fransua Hollande muajin e kaluar. 

Gjykatësi Jean-Michel Gentil beson se Lilianë Bettencourt, trashëgimtarja e gjigandit të kozmetikes L'Oreal dhe gruaja më e pasur e Frances ka kontribuar në mënyre ilegale me dy pagesa prej 400 mijë euro secila në fushatën presidenciale të Sarkozi në vitin 2007. 

Shuma e parave u zbulua në dy llogari zvicerane dhe njëra është tërhequr personalisht nga Sarkozy në Paris. Dyshohet se Sarkozi i premtoi asaj ulje të taksave sapo të vinte në pushtet. Por jo vetem kaq, Sarkozi dyshohet të jetë i përfshire në të ashtuquajturën ceshtja Karachi, lidhur me shitjen ilegale të armëve në Pakistan dhe vrasjen e 11 punëtoreve francezë. Nga ana tjetër, ka pretendime se Sarkozi mund të ketë marrë miliona euro në fonde ilegale nga ish-lideri I Libisë, Muamar Gadafi. 

 

Ballkanweb.com

Add new comment

Plain text

  • No HTML tags allowed.
  • Web page addresses and e-mail addresses turn into links automatically.
  • Lines and paragraphs break automatically.