Ulet çmimi i naftës

Çmimi i naftës është ulur me 20% që nga mesi i marsit dhe tendenca në vazhdimësi ka qenë ajo e rënies, duke pasqyruar qartë shqetësimet mbi krizën ekonomike të Europes dhe ngadalësimin e rritjes në nivel global.
Konsumi i naftes eshte tkurrur, ndersa rezervat jane shtuar, çka shtyn eksperte te energjise te besojne se cmimi do te vazhdoje renien. Aktualisht ai eshte ne nivelin e 84 dollareve per fuci, por mendohet se mund te bjere nen 80 dollare.
"Gjithmone nese nuk do te kete luhatje pas zgjedhjeve greke",- shkruan Bloomberg.Edhe pse Greqia vete nuk konsumon vecse nje pjese te vogel te sasise se naftes ne botes, zhvillimet atje mund te kene ndikim te madh mbi cmimin e naftes bruto.
Nese greket zgjedhin nje qeveri qe kerkon ta ndaloje perdorimin e euros si monedhe te vendit, atehere ne tregjet globale, perfshire ato te arit te zi do te kete trazira. Tregtare e analiste po pergatiten per mundesine e nje situate dramatike te henen, pas zgjedhjeve ne kete vend.
Shqetesimi, shpjegojne ekonomiste si James Hamilton i Universitetit te San Diegos ne Shtetet e Bashkuara, eshte se ajo qe do te shohim nuk do te jete vetem recesioni ne Europe, por edhe nje paqendrueshmeri financiare qe mund te preke te gjithe pjesen tjeter te globit. Kontinenti i vjeter konsumon rreth 17% te naftes boterore. Shteti helen perfaqeson gati 0.5% te perdorimit global. Hamilton qe mendon se Greqia me shume gjasa do ta lere Eurozonen, shqetesohet me teper per efektin domino tek vendet me te rendesishme si Spanja apo Italia, qe do te perballeshin me rritjen e ndjeshme te kostos se huamarrjes. Megjithëse kërkesa mund të ulet, bota, sipas specialisteve, ende po konsumon mbi një milion më shumë fuçi nafte në ditë, krahasuar me vitin e kaluar.
top-channel.tv
Add new comment